Dy ish-pjesëtarë të  Policisë së Kosovës janë arrestuar në Zubin-Potok.

Njëri prej tyre është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në shtëpinë e tij janë gjetur pjesë të uniformës policore dhe një armë me leje të skaduar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, ish-pjesëtari i dytë i PK-së  është arrestuar për përvetësim në detyrë. Atij i është gjetur po ashtu uniformë, si dhe dokumente.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit”, njoftoi Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt