Haki Abazi, kandidat për deputet nga AAK e ka quajtur ‘palaço’ kryeministrin Albin Kurti, pas vendimit që t’i ndahen nga 100 euro pensionistëve dhe fëmijëve nga 0-16 vjeç që marrin shtesa mujore.
Abazai ka thënë se Kurti po do t’ia blejë pensionistëve me 100 euro votën, dinjitetin dhe integritetin e tyre.
“Ai do me ble votën dhe dinjitetin dhe integritetin e pensionistit me 100 euro. Çmimet e baranave dhe ushqimit janë 200% më të larta se në fillim të mandatit. Një denim me makinë është 70 euro minimumi e sot u jep lëmoshë pensionistëve 100 euro a sigurim shëndetësor nuk kanë dhe mbi 200 mijë fëmijë të këtyre pensinistëve e kanë lëshuar Kosovën”
“Turp palaço!”, ka shkruar Abazi.