Qeveria e Kosovës edhe këtë vit do të ndaj shtesa nga 100 euro për fëmijet nga mosha 0-16 vjet dhe pensionistët.
Kjo u njoftua nga një konferencë e përbashkët e kryeministrit, Albin Kurti dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Murati tha se shtesat do të dalin në llogarit e përfituesve gjatë javës që po vjen.
Ai theksoi se nuk ka nevojë për aplikim, pasi qeveria i ka listat e përfituesve në data bazë.
“Sikurse vitin e kaluar s’ka nevojë për ndonjë aplikim. I kemi listat e përfituesve në data bazat tona, si për pensionistë ashtu edhe për marrësit e shtesave për fëmijë. Do të mundohemi gjatë kësaj jave që të bëjmë përgatitjet teknike që të ekzekutohen pagesat për këtë javë”, tha Murati.