Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhjetor kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në Komunën e Gjilanit.

Policia e Kosovës njofton se ky parandalim i kontrabandës vjen pas shtimit të kontrolleve në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në zonën e Gjilanit dhe Kamenicës.

“Me date 20.12.24,   njësitet e lartcekura në orët e vona në magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanë ndaluar një kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar  nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit  janë hasur mallra komerciale  te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

Prishtinë, më 21 dhjetor 2024

Policia  e Kosovës, gjegjësisht njësitet e  Taskë  Forcës -Lindje në bashkpunim me Doganen e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në zonën që kufizohet me komunën e Kamenicës dhe Gjilanit.

Me date 20.12.24, njësitet e lartcekura në orët e vona nē magjiatralen Gjilan-Prishtinë kanē ndaluar nje kamion me targa vendore me drejtues M.S., i moshës 40 vjeçar  nga Lipjani. Gjatë kontrollit te kamionit  janē hasur mallra komerciale  te kontrabanduara nga Serbia ku për mallin i njëjti ka pasur disa fatura të lëshuar nga vendi i origjinës se mallit (Serbia).

Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore procedim të mëtejshëm të rastit nga Dogana e Kosovës.