Të paktën katër persona humbën jetën, kur një helikopter i spitalit u përplas në ndërtesën e spitalit në Mugla të Turqisë.

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e fluturakes pak momente para se të përplasej në ndërtesë ,dhe që më pas u rrëzua në tokë, transmeton Telegrafi.

Hetuesit besojnë se ishin kushtet klimatike ato që ndikuan në rrëzimin e helikopterit, i cili edhe një ditë më parë kishte tentuar të ngritet në ajër por që nuk ia kishte arritur.

Ekipe të shumta të kërkim-shpëtimit kanë dalë në terren për të kërkuar të mbijetuar të mundshëm.

E helikopteri ishte në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili po qëndronte i parkuar dhe aktivizohej sa herë kishte nevojë për t’i ofruar ndihmë personave të lënduar./Telegrafi