Personi i cili në Pejë ka bërë “drifta”, me furgonin i cili bart kufoma është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Raportohet se dyshohet se ai i cili ka bërë këtë veprim, është një person që kohë më parë ishte bërë viral për shprehjen e tij “A e len çelësin në kerr”.

“Nga stacioni policor në Pejë është bërë e ditur se personi tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Dyshohet se personi i cili e ka marrë atë kombi dhe ka dribluar me të është recidivist dhe merr vetura kur zen “çelësat në kerr”, nëse u kujtohet fraza e tij e famshme “moter a i len çelsat në kerr”, raporton KlanKosova