Pjesëtarët e njësive speciale të ushtrisë ukrainase kanë vendosur në mënyrë unike të dërgojnë një mesazh urimi për Krishtlindje për qytetarët e këtij vendi – me një video origjinale që u postua në YouTube.

“Të dashur ukrainas, rekrutët e SSO ju urojnë Krishtlindjet. Kjo festë nga kujton për forcën dhe besimin, unitetin dhe shpirtin e pathyeshëm ukrainas”, thuhet në postim, transmeton Telegrafi.

“Qëndrojmë këtu të mbrojmë paqen tuaj në mënyrë që të mund ta kaloni këtë ditë me familjet e juaja – duke i mbushur shtëpitë me ngrohtësi dhe kënaqësi. Jemi me ju në çdo lutje për ushtarët tanë – e ndiejmë këtë tek çdo pjesëtarë i forcave mbrojtëse”, u tha ndër tjera.

“Kjo Krishtlindje të sjellë paqe në zemrat tona, të forcojë besimin tonë në fitore dhe të na japë forcë të re për të kapërcyer të gjitha pengesat. Kujtojmë bashkëluftëtarët tanë që dhanë jetën për lirinë e atdheut tonë dhe vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen e vendit tonë. Zoti ju ruajt ju, familjet tuaja dhe Ukrainën tonë. Besojmë se së bashku do të kapërcejmë të gjitha vështirësitë. Gëzuar Krishtlindjet! Lavdi Ukrainës”, u tha për fund.

E në video shihet një rekrut i njësisë elitare që i ofron bashkëluftëtarit një flautë, të cilën thotë se ia kishte dhënë një vajzë gjatë evakuimit të një vendbanimi.

Duke ditur se ai kishte qenë muzikant para luftës, vendos t’ia japë dhe i kërkon të luaj diçka edhe pse në kohë lufte./Telegrafi