Në rrjetet sociale është publikuar një video e realizuar brenda aeroplanit të linjës ajrore, Azerbaijan Airlines, pak para rënies në Ataku.

Ajo shfaq njerëzit tejet të frikësuar dhe të cilët po luten, shkruajnë mediat.

Një nga këta njerëz është filmuar nga një pasagjer, i cili supozohet se ka mbijetuar rënien me lëndime të lehta.

Tridhjetë e tetë njerëz humbën jetën në rënien e aeroplanit, sipas një deklarate nga zëvendëskryeministri i Kazakistanit, Kanat Bozumbayev, i cili është kreu i komisionit shtetëror hetimor.

“Në spital ndodhen 29 persona, përfshirë dy fëmijë. Njëmbëdhjetë janë në gjendje stabile, por të rëndë. Gjinia e të tjerëve është mesatarisht e rëndë. Identiteti i një prej viktimave ende nuk është përcaktuar, ajo është pa ndjenja”, tha ai.

Ndryshe, fluturimet me Azerbaijan Airlines janë pezulluar derisa të përfundojnë të gjitha hetimet rreth incidentit. /Telegrafi