Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar luftëtarët kurdë në Siri që të ulin armët ose do të “varrosen”.

Pas rrëzimit të ish-presidentit Bashar al-Assad, Ankaraja vazhdimisht ka insistuar që grupi kurd në Siri, YPG, duhet të shpërbëhet dhe se nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.

“Vrasësit separatistë ose do t’u thonë lamtumirë armëve të tyre, ose do të varroset në tokat siriane bashkë me armët e tyre”, ka thënë Erdogan.

Turqia e sheh YPG-në (Njësitë e Mbrojtjes së Popullit) si zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që ka nisur një rebelim kundër shtetit turk nga viti 1984, raportoi AJ.

PKK-ja cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.