Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen, po shprehet i bindur që koalicioni i tij do të arrijë të zë ulëse në Kuvend.

“Jemi duke u angazhuar, dhe duke punuar çdo ditë në terren, është një mbështetje masive. Nuk besoj që do të kemi pengesa për të qenë pjesë e Kuvendit. Natyrisht është kohë e gjatë, deri në ditën e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo varet nga puna dhe sa ne arrijmë të kapitalizojmë këtë mbështetje”, deklaroi ai në Klan Kosova.

“Për mua i ka kaluar pritshmëritë që unë i kam pasur si koalicion në mbështetjen të cilën po e gjejmë te njerëzit, dhe qytetarët. Për shkak se kjo është një kauzë e cila është brengë për secilin prind, familje në vendin tonë. Është dëshmuar që për katër vitet e kaluara ne i kemi qëndruar kësaj kauze, i kemi mbrojtur këto vlera”, u shpreh Rrahmani që më parë ishte pjesë e Vetëvendosjes.