Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka ka marrë disa vendime.

Qeveria ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 8,071,700 euro deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024, ka ndarë 43,940,779 euro për zbatimin e masës 3.2 dhe masës 3.5 të Pakos për Ringjallje Ekonomike, ka aprovuar kërkesën për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet).

Po ashtu është aprovuar kërkesën për kursime dhe ndarje për komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanin dhe Leposaviqit dhe ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 08/182 të datës 10.01.2024, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/184 të datës 15.01.2024 .