Një video e pabesueshme, në kohën më të papërshtatshme, është publikuar nga Rusia për ditët e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Këtë herë, rusët janë kthyer kundër Babagjyshit të Vitit të Ri, të cilin nuk ngurrojnë ta shfarosin, për të treguar urrejtjen e tyre ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me Perëndimin.
Në video shfaqet Santa Claus-i me veshjen e tij të kuqe, duke fluturuar me slitën e tij mbi një qytet rus, duke pirë Coca Cola dhe duke mbajtur armë dhe raketa që kanë të stampuar simbolin e NATO-s.
Papritur, një raketë përplaset me slitën e tij dhe e bën copë-copë, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.
Incidenti ndiqet nga dhoma e operacioneve nga Ded Moroz, versioni rus i Santa Claus, i cili përgëzon sulmin me raketa duke thënë: “Objektivi u rrëzua. Ne nuk kemi nevojë për asgjë të huaj në botën tonë. Gëzuar Vitin e Ri!”.
Megjithatë, duke qenë se dy ditë më parë u rrëzua avioni i Azerbajxhan Airlines në Kazakistan, zhvillim për të cilin azerët konsiderojnë si përgjegjës sistemet e mbrojtjes ajrore ruse, atëherë koha kur u publikua kjo video konsiderohet… mjaft e papërshtatshme.
Russia released a video showing “Western” Santa Claus shot down by air defense over the Kremlin.
Ded Moroz, alongside an air defense operator, says:
“Target destroyed. We don’t need anything foreign in our world. Happy New Year!” pic.twitter.com/seW16bHDwq
— Clash Report (@clashreport) December 27, 2024