Tragjedia e rrëzimit të avionit të pasagjerëve që po udhëtonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në Rusi kishte si ngushëllim pas saj se të paktën 29 persona mbijetuan mrekullisht.

Një video e bërë virale në mbarë botën të enjten ishte e një pasagjeri i cili i lutet Zotit kur avioni ishte në ajër përpara rrëzimit, megjithatë nuk dihej çfarë kishte ndodhur me të.

Ndërsa po të enjten në orët e mbrëmjes janë publikuar pamjet e reja të këtij personi i cili pasi ka dalë nga avioni i rrëzuar ecën me këmbët e tij, ndez telefonin dhe bën një video të re duke falenderuar Zotin.

Komentuesit thonë se; “Ndoshta zotëria edhe mund të mos kishte shpëtuar pasi në raste të rrëzimit të avionëve probabiliteti anon nga fatkeqësia dhe jo mrekullia, por ata shprehin respekt për gjestin e pasagjerit i cili në ato çaste kur jeta e tij dukej se ishte drejt fundit donte që lamtumirën e tij ta ndante me Zotin”, shkruajnë komentuesit.