Ka mbërritur në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në Serbi.

Dakaj ishte arrestuar janarin e vitit të kaluar bashkë me vëllanë e tij në Merdarë pasi ishin nisur drejt Italisë.

Ai është pritur nga shumë familjar të tij në Merdarë, teksa rruga ishte stolisur edhe me flamuj të UÇK-së.

Gazeta Demos ka publikuar video nga momenti kur Dakaj mbërrin në Merdarë.