Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëshorten e tij, Albinën, kanë qenë të ftuar në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.

Gjatë intervistës, Abdixhiku ndau momente të thella emocionale nga jeta e tij personale, përfshirë humbjen e nënës dhe babait.

M’ka vdekë nana, edhe baba,” u shpreh ai me emocione, duke kujtuar dhimbjen e madhe që ka kaluar pas ndarjes nga jeta të prindërve të tij.

Ai foli për sfidat që e kanë shoqëruar gjatë këtyre humbjeve dhe rëndësinë e kujtimeve dhe mësimeve që prindërit i kanë lënë pas.

Në rrëfimin e tij, Abdixhiku theksoi se këto përvoja e kanë forcuar dhe e kanë ndihmuar të formësojë qasjen e tij ndaj jetës dhe punës.

Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.