Edhe pse Egli ka krijuar një afërsi të re me Gjestin, duket se Xumi nuk dorëzohet lehtë. Në një bisedë me Jozin në oborr, ai shprehu hapur ndjenjat e tij për banoren, duke treguar sa i fortë është ndikimi i saj tek ai.
“E ndiej aromën e saj kur kalon pranë meje. Ma ndryshon komplet gjendjen, o vëllai. Kupton ti çfarë po them? Nuk e ke idenë sa më dhemb kur më thotë një fjalë të rëndë”, tha Xumi.
Ndërkohë, Egli ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, duke refuzuar disa herë përpjekjet e Xumit për të fituar vëmendjen e saj. Që pas hyrjes së këngëtarit kosovar Gjesi në shtëpi, Egli është parë e afërt me këtë të fundit, situatë e cila nuk i ka pëlqyer Xumit. Treshja Egli-Xumi-Gjesti vijon të jetë një ndër temat më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother VIP.