Me s’ka puls e që u kry kjo punë, duket se i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka vënë pikën kritikës ndaj kryeministrit, Albin Kurti.
Krasniqi zgjodhi këtë frazë të ish-kolegut të tij këngëtar, Gjestit, për të nisur fushatën zgjedhore, kandidat i të cilëve për kryeministër është Bedri Hamza.
Hamza, i cili ka udhëhequr pozita të larta shtetërore që lidhen me paranë publike, dhe njëherësh ishte krahu i djathtë i ish kryeministrit Hashim Thaçi, është i bindur se vetëm me njohuritë e tij në ekonomi, do ta mposht Albin Kurtin.
Në tubimin që PDK pati në Ferizaj, Hamza ka prekur pikën më të ndjeshme të qytetarëve atje – mungesën e energjisë./klankosova