Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në fjalimin e tij të mbajtur në Komunën e Podujevës, nga dega e VV-së, ka folur për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në Graçanicë, ku janë mbyllur disa institucione të jashtëligjshme të cilat kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre në Kosovë.

Ministri Sveçla tha se sot Qeveria Kurti ka mbyllur epokën e strukturave ilegale paralele e kriminale të Serbisë në Kosovë.

“ Sot ne Qeveria në krye me kryeministrin Albin Kurti mbylli epokën e strukturave ilegale paralele e kriminale të Serbisë në Kosovë. Vetëm sot dhjetë nga njëzet e tetë komunat paralele, tetë nga dhjetëra objete të postës së Serbisë, dhjetëra banka posta e institucione ilagale nga Leposaviqi në Dragash, nga Peja në Dardanë e Artanë nga Parteshi te Prishtina, Fushë-Ksoova e Skenderaji shpartalluam cep më cep Kosovës çdo predhë zezë të jashtëligjshme të Serbisë”, ka thënë ministri Sveçla në tubimin e mbajtur në Podujevë.