Në qytetin e Leposaviqit u hap banka e parë vendore. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi për sektorin financiar në rajon.

Kujtojmë se më 14 nëntor të këtij viti, në Mitrovicën Veriore, u hap “Banka Ekonomike”, e cila ishte banka e parë vendore që filloi operimin në këtë rajon. Po ashtu, më 19 dhjetor, u hap banka e dytë vendore, “Banka Private e Biznesit”, gjithashtu në Mitrovicën Veriore, në një ceremoni modeste.

Vlen të theksohet se në fillim të këtij viti, Banka Qendrore e Kosovës, si një nga institucionet e pavarura financiare, bazuar në Kushtëtutën e Kosovës e cila si valutë legale dhe zyrtare e njeh vetëm euron, mori vendim për ndalimin e operimit në institucionet financiare të Kosovës valuta të tjera, përfshirë këtu edhe dinarin./kosovanews.net