Shfaqja e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, në palestrën “Beograd Arena” bëri shumë bujë.

Për të ndjekur ndeshjen mes Yllit të Kuq dhe Fenerbahçes, prezent ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi.

Ishin tifozët bardhëkuq nga Beogradi që fillimisht nisën ofendimet, dhe më pas një grup i tyre iu afruan hapësirës ku po qëndronte Hill nga i cili kërkuan që të largohej nga palestra.

Në një moment, njësia për sigurimin e personave ka reaguar dhe ka qetësuar tifozët. Teksa vëmendja e publikut u largua nga fusha te mysafiri VIP, skuadra e Fenerit krijoi edhe avantazhin e parë të dukshëm në ndeshje.