Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka tërhequr sërish vëmendjen me komentet e tij në rrjetin social “Truth Social”.

Përveç se ka bërë të ditur se deri tani stafi i tij ka punësuar mbi 1 mijë persona që do të shërbejnë në administratën e re dhe do ta bëjnë Amerikën të madhe sërish, Trump nuk është kursyer në kritikat ironike ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij.

“Për të kursyer kohë dhe para, do të ishte mirë të mos na rekomandonit njerëz me të cilët kemi punuar, si: budallai kokëshkëmb John Bolton, tru-pula Nikki Haley dhe Mike Pence, tradhtari Dick Cheney dhe e bija psikopate Liz, apo gjeneralët e vjetër që vuajnë nga sindroma e çrregullimit Trump. Faleminderit për vëmendjen,” u është drejtuar Trump ndjekësve.