Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosjes në Drenas, ka thënë se nuk ka as ujë dhe as petarde që e ndalon Kosovën për tu bërë shtet dhe sovranitet cep më cep të Republikës së Kosovës.
“ Ndaç le të gjuajnë me ujë në daç le të gjuajnë me petarde, nuk ka kush që e ndalë Kosovën për ta bërë shtet dhe sovranit cep më cep të Republikës së Kosovës”, ka thënë Peci.
Ministri Peci, shpalosi projetet e realizuara në sektorin e Bujqësisë, në komunën e Drenasit gjatë qeverisjes së tyre katër vjeçare.
“Drenasi gjatë mandatit tonë ka përfituar 7.6 milionë euro në sektorin e bujqësisë. Përfitues kanë qenë vetëm fermerët e vërtetë dhe fermerët meritorë”, ka thënë ai.
Po ashtu, Peci tha se Drenica nuk do ti votojë partitë opozitare, pasi sipas tijë ata e kanë vlerësuar veriun e Kosovës si dhuratë të Rankoviqit
“Unë mendoj që Drenica e heroizimit, Drenica e sakrificës, Drenica e flijimit por edhe Drenica e krenarisë nuk do të iu besojë atyre të cilët e kanë konsideruar dhe vlerësojnë veriun e Kosovës si dhuratë e Rankoviqit”, ka thënë Faton Peci në fjalimin e tij në Drenas.