Deklarohet policia rreth incidentit në ndeshjen Liria – Vëllaznimi! Dy persona të lënduar

Një incident ka ndodhur sot në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të ligës së pare.

Në fushën e lojës, në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, hyjnë tifozët vendas të cilët tentuan t’i sulmojnë futbollistët e ekipit nga Gjakova.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, kku njoftoi se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Po sot në një ndeshje futbolli në Prizren, ku ishin të pranishëm rreth 2500 adhurues të futbollit, pati një përleshje në mes të shikuesve. Policia ka intervenuar shpejt dhe situat është qetësuar.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka filluar një rast penal për veprën “Lëndim trupor.

Lidhur me rastin policia po punon në identifikimin e personave të përfshirë në incident”, ka thënë Bytyqi për IndeksOnline.

Loading...