SPAK paraqet prova të reja për Erion Veliaj, Apeli i GJKKO shtyn vendimin pas kërkesës së avokatëve…

Pas një seance të gjatë mbi 7 orë, apeli i GJKKO-së ka shtyrë për të mërkurën në ora 12.30, vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj. Vendimi u shty pasi avokatët mbrojtës do të njihen me provat e reja që kanë sjellë prokurorët e SPAK.

Sic raportohet, këto prova pritet të rëndojnë pozitën e kryebashkiakut Veliaj, i cili nuk ka folur seancën e së martës, por pritet që nesër (e mërkurë) të jetë i pranishëm dhe të flasë në seancë.

Lala thotë se avokatët mbrojtës të Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie për Veliajn kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat. Seanca e sotme nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati deri në 17:30.

Loading...