Ukraina ka zbuluar të tjera detaje nga hetimi i saj për raketën e re të lëshuar nga Rusia dje.

Drejtoria kryesore e inteligjencës tha tha se koha e fluturimit të kësaj rakete nga rajoni i Astrakhanit deri në qytetin e Dnipro ishte 15 minuta.

“Koha e fluturimit të kësaj rakete ruse nga momenti i lëshimit të saj në rajonin e Astrakhanit deri në goditjen e saj në qytetin e Dnipro ishte 15 minuta”, tha në një deklaratë drejtoria kryesore e inteligjencës.

Ai shtoi se arma ishte “me gjasë nga kompleksi raketor ‘Kedr’”.

“Raketa ishte e pajisur me gjashtë koka luftarake: secila e pajisur me gjashtë municione. Shpejtësia në pjesën e fundit të trajektores ishte mbi 11 Mach,” shtoi ai.

11 Mach është një shpejtësi e barabartë me 8,440 mph, pra 11 herë sa shpejtësia e zërit, shkruan A2 CNN.

“Oreshnik”, i lëshuar dje, është një nga raketat më të reja të Moskës me rreze të mesme veprimi.

Vladimir Putin tha mbrëmë se ai udhëtoi me 10 herë mbi shpejtësinë e zërit dhe kështu nuk mund të kapej. Burimet ruse thanë se rrezja ishte 5,000 km (3,100 milje), duke lejuar Rusinë të godiste pjesën më të madhe të Evropës dhe bregun perëndimor të SHBA.