I dyshuari për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ishte islamofob, ka deklaruar ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Të premten në mbrëmje, një veturë me shpejtësi goditi turmat që vizitonin në qytetin qendror gjerman.

Pesë persona kanë vdekur deri më tani – duke përfshirë një fëmijë nëntë vjeçar dhe katër të rritur – me të paktën 200 të tjerë të plagosur, sipas autoriteteve.

Nga të plagosurit, thuhet se 41 janë të plagosur rëndë.

Bëhet e ditur se i dyshuari – i cili u arrestua në vendngjarje – ishte një shtetas saudit 50-vjeçar, i cili punonte si mjek dhe mbërriti në Gjermani në vitin 2006.

Ndërsa drejtori i policisë Tom-Oliver Langhans tha në një konferencë shtypi se sulmi e kishte lënë qytetin “shumë të alarmuar”, shkruan skynews,

Ai shtoi se oficerët e arrestuan të dyshuarin tre minuta pas thirrjeve të para emergjente nga tregu.

Prokurori Horst Walter Nopens tha se motivi pas sulmit duket të jetë “pakënaqësia me trajtimin e refugjatëve nga Arabia Saudite”.

Raportohet se i dyshuari e ka përshkruar veten si një “ish-musliman” i cili kërkoi azil pasi mori kërcënime me vdekje në lidhje me besimin e tij.

Postimet e tij në rrjete sociale provmojnë pikëpamje anti-islame – dhe pretendojnë se Gjermania po lejon “islamizimin e Evropës”.

Ai ka një faqe interneti me të cilën thuhet se ka ndihmuar “qindra njerëz” të kërkojnë azil jashtë shtetit.

Aty thuhet: “Këshilla ime: mos kërkoni azil në Gjermani”.