Presidentja e vendit Vjosa Osmani ia ka zgjatur dorën kryeministrit Albin Kurti dhe janë parë duke biseduar sonte pas shumë kohësh, në pritjen solemne për Krishtlindje të organizuar nga Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Ka kohë që Osmani dhe Kurti nuk janë parë kaq afër një tjetrit pas akuzave që e para e vendit i ka bërë në drejtim të Kurtit lidhur me raportet me aleatët ndërkombëtar.

E fundit, që ata kanë qëndruar në një tavolinë por nuk kanë biseduar ka qenë një organizim nga Komitetit Olimpik i Kosovës.

Gara e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit në një listë të përbashkët me Listën Guxo, ishte pa pëlqimin e Osmanit.

Nga koordinimi me aleatët e deri tek Asociacioni, presidentja Vjosa Osmani kishte pasur një sërë kritikash për kryeministrin Albin Kurti gjatë fjalimit vjetor përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu Osmani pati thënë se “Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtën e republikës sonë”.