Një reagim i fortë ka ardhur nga Bekim Jashari, djali i komandantit legjendar Hamëz Jashari, lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe deklaratat e fundit të opinionisteve dhe opozitareve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jashari shpreh indinjatë të thellë ndaj zërave që kundërshtojnë aksionet e policisë kosovare në veri, duke i cilësuar ato si “dhunë”, “presion” dhe madje “fashizëm”.

Ai vë në dukje kontradiktat e atyre që mbrojnë “institucionet paralele” serbe, duke u fshehur pas preteksteve burokratike si mungesa e lejeve apo e urdhrave të prokurorit, ndërkohë që Policia e Kosovës po përpiqet të luftojë “mbetjet e Serbisë” në territorin e vendit.

“Për çfarë?” pyet Jashari, duke theksuar absurditetin e situatës ku përpjekjet për të vendosur sundimin e ligjit në tërë Kosovën hasen me rezistencë dhe akuza të pabaza.

Në një moment reflektimi, Jashari citon Gjergj Fishtën për të ilustruar vështirësinë e unitetit shqiptar, duke ngritur pyetje të rënda mbi identitetin dhe qëllimin tonë si komb.

Postimi mbyllet me një shprehje mirënjohjeje për Policinë e Kosovës dhe një homazh për dëshmorët e UÇK-së, duke thënë se sakrifica e tyre për liri dhe shtet nuk duhet të shkojë dëm.

Reagimi i Bekim Jasharit vjen në një kohë kritike për Kosovën, ku gjuha mes pozitës dhe opozitës ka shkuar në nivele të kritikave shumë të ashpëra.

Postimi i Bekim Jasharit: