Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën e saj në Podujevë. Atje lideri i saj, Albin Kurti, me bashkëpunëtorë u pritën me brohoritje të mëdha nga mijëra llapjanë. Qytetarët e shumtë në Palestrën e Sportëve thërrisnin pa u ndalur emrin e tij dhe të Vetëvendosjes.

Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti theksoi se pjesëmarrja aq e madhe dëshmon se nevojitet një palestër më e madhe, të cilën premtoi se do ta ndërtojnë me kryetarin Bulliqi, port ha se kurrë nuk e di se a është mjaftueshëm e madhe.

Ai tha se jemi këtu me Partinë Guxo dhe Alternativën, të gjithë bashkë, me listën më të mirë në histori, në Llapin e Adem Demaçit, Shaban Shalës, Afrimit, Zahirit, Edmond Balajt, Fadil Vokrrit e Ismet Bogujevcit.

Ne shqiptarët në Ballkan jetojmë aty ku e kemi ndalur ekupatorin . Në Llap gjithmonë ka ngecur Serbia dhe gjithmonë ka ecur Lëvizja, e cila në shekullin XXI e ka emrin Vetëvendosje.

Aiu tha se ne e mbajmë këtë emër në zemër dhe me zemër, që ishte parulla kryesore e demostratave të vitit 1968, në ballë të të cilave ishin shumë veprimtarë të Llapit.

Llapin do ta bëjmë zonë operative të Prishtinës me zhvillime dhe me ish-aeroportin që sot e ka Ushtria e Kosovës.

“Me ne theksojnë kategoritë shoqërore, bujqit, dhe të gjithë qytetarët, me subvencione milionëshe. Ai theksoi se ia kanë ndarë mbui 300 milionë euro për ushtrinë. Ne mendojmë cep më cep, skaj me skaj.

Me qeverinë tone nuk ka toka djerrinë por record të mbjelljeve dhe korrjeve. Me vlerat e koalicionit përfundon diskriminimi dhe privilegji, sepse I shtohet vendit prodhimi vendor dhe arsimi cilësor. Kriter për punësim është profesionalizmi, sundimi i ligjit, merita, pastaj për këto na do populli. I kemi 300 infermierë më shumë mjek më shumë, rroga më të mira., etj. Sot kirurgu I ka rrogën më të madhe se kryeministri.