FIFA gjobit Gjermaninë në Katar, kjo është arsyeja

FIFA gjobit Gjermaninë në Katar, kjo është arsyeja

FIFA nuk ka treguar mëshirë me Federatën Gjermane të Futbollit. DFB merr një gjobë nga shtëpia më e madhe e futbollit botëror.

Siç raporton “Bild”, gjermanët duhet të paguajnë 10 mijë franga.

Kjo gjobë vjen për faktin se trajneri i kombëtares, Hansi Flick doli i vetëm në konferencën për shtyp para ndeshjes së rëndësishme kundër Spanjës të dielën e kaluar.

Të 32 skuadrat në fakt duhet të mbajnë një konferencë shtypi në qendrën mediatike në Al-Raijan para çdo ndeshje.

Mirëpo, Flick e arsyetoi mungesën e lojtarëve duke thënë se ata donin t’u kursenin lojtarëve udhëtimin e gjatë drejt qendrës mediatike para ndeshjes në Spanjë.

Megjithatë, FIFA nuk e pranon këtë justifikim dhe tani po merr masa. Përveç gjobës, DFB do të paralajmërohet edhe për shkelje të rregullave.

CATEGORIES
Share This