99% të votave të numruara, presidenti Erdogan fiton bindshëm edhe balotazhin në Turqi!

99% të votave të numruara, presidenti Erdogan fiton bindshëm edhe balotazhin në Turqi!

Në Turqi nga të dhënat paraprake presidenti në detyrë Rexhep Taip Erdogan do të marrë edhe një mandat tjetër pasi nga 99% të votave të numruara ai ka marrë deri tani mbi 52% të votave.

Rivali i tij i opozitës Kemal Kilicdaroglu është ndalur rreth 48%. Deri tani janë numëruar gati 99% e votave.

Sipas Anadolu Agency, dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve është 4% më e ulët se në rundin e parë, përkatësisht 84-85 për qind. Mbi 400 mijë vullnetarë nga partitë opozitare kanë monitoruar procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave. Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë.

CATEGORIES
Share This