Raportohet për katër të vdekur dhe 38 të lënduar nga shpërthimi në Stamboll

Raportohet për katër të vdekur dhe 38 të lënduar nga shpërthimi në Stamboll

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të para, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Istanbul, arsyet e të cilit ende mbeten të paqarta, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

Guvernatori i Istanbulit, Ali Yerlikaya, në një njoftim në median sociale, tha se të dhënat e para flasin për 4 të vdekur dhe 38 të lënduar, duke shtuar se të lënduarit janë duke u trajtuar. /AA

CATEGORIES
Share This