Evropa vazhdon t’i mbyll sytë para Vuçiqit edhe kur ai pranon dhurata nga krimineli Kadyrov, paterica e Putinit

Evropa vazhdon t’i mbyll sytë para Vuçiqit edhe kur ai pranon dhurata nga krimineli Kadyrov, paterica e Putinit

Në emër të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, këshilltari i tij në vendet arabe dhe myslimane, Turko Daudov, ka zhvilluar një takim pune me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan grozny-inform.ru.

Në emër të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, këshilltari i tij në vendet arabe dhe myslimane, Turko Daudov, ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan grozny-inform.ru.

Në fillim të bisedës, Turko Daudov përcolli përshëndetjet nga Çeçenia për presidentin e Serbisë dhe përmes tij për mbarë popullin serb, thuhet në njoftim.

“Sot është një situatë e vështirë politike në botë, kur Rusia doli në mbrojtje të vlerave shpirtërore, tradicionale dhe familjare, i tregoi Perëndimit refuzimin e ideologjisë së huaj që ata imponuan, mund të themi se e gjithë bota perëndimore u ngrit kundër atyre. Por, me gjithë vështirësitë dhe presionin e jashtëzakonshëm që ushtron Evropa, lidershipi dhe populli i Serbisë jo vetëm që nuk e kundërshtuan, por edhe e mbështetën Federatën Ruse. Në këtë drejtim, Ramzan Kadyrov më kërkoi që personalisht të shpreh respektin tim dhe të përcjell se marrëdhëniet vëllazërore shekullore ndërmjet Rusisë dhe Serbisë kanë treguar edhe një herë fuqinë e tyre”, tha Turko Daudov.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq falënderoi Ramzan Akhmatoviq Kadyrov për fjalët e tij të ngrohta të mbështetjes.

“Për ne, populli rus është populli ynë vëlla, dhe historia shekullore e ka dëshmuar shumë herë. Prandaj, marrëdhëniet ruso-serbe nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”, tha Aleksandar Vuçiq.

Në fund të takimit, Turko Daudov i dhuroi presidentit serb Aleksandar Vuçiq një burkë dhe kapele kombëtare, duke theksuar se forca e serbëve është e ngjashme me karakterin e ashpër të malësorëve.

 

Dhe shtrohet pyetja se kush ia dërgoi këto të fala Vuçiqit, kush është Kadyrovi? Kadyrovi është një kriminel lufte, një patericë e Putinit që i përdor ushtarët e tij për të kryer krime luftë në Ukrainë.

Rreth dy muaj më parë Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ngriti aktakuzë për krime lufte kundër liderit të Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov. SBU njoftoi në kanalin e saj Telegram se kishte mbledhur “dëshmi të mjaftueshme të krimeve të luftës të kryera nga Ramzan Kadyrov”.

Përveç liderit të Çeçenisë, u shtua, u mblodhën edhe dëshmi të krimeve të luftës të kryera nga nënkryetari i departamentit të Gardës Kombëtare Ruse për Çeçeni, Daniil Martynov dhe një nga komandantët e Gardës Kombëtare, Husein Mezhidov.

Pas të gjithë kësaj maskarade të Vuçiqit me Putinin, duke refuzuar kategorikisht vendosjen e sanksioneve dhe tash të falat nga Kadyrovi, presidenti serb vazhdon të notojë i qetë dhe i pa trazuar nga evropianët. Në anën tjetër, Vuçiqi përmes bandave të tij në veri të Kosovës e ka tensionuar situatën deri në eskalim të pakontrolluar dhe Evropa sërish vazhdon t’i mbyll sytë.

Në anën tjetër, Brukseli zyrtar kërkon me ngulm që Kosova të tërhiqet nga vendimet e saja legjitime për targat, si dhe të fillojë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. /Ballkani.info

CATEGORIES
Share This