Tjetër incident në stërvitjen e Portugalisë, Cancelo s’e dëgjon Ronaldon?

Tjetër incident në stërvitjen e Portugalisë, Cancelo s’e dëgjon Ronaldon?

Një tjetër incident ka ndodhur në stërvitjen e Kombëtares së Portugalisë, e cila po zhvillon përgatitjet në Katar para fillimit të Kampionatit Botëror.

Pasi një video e mëparshme tregoi se si kapiteni Cristiano Ronaldo pati një përshëndetje të ftohtë nga Bruno Fernandesi pas intervistës të pesë herë fituesit të Topit të Artë për Manchester Unitedin, ai ka qenë i përfshirë edhe në një incident me mbrojtësin Joao Cancelo.

Në video shihet se si Ronaldo i afrohet Cancelos, me këtë të fundit që nuk dëshiron ta dëgjojë për asnjë moment yllin e Unitedit.

Nuk dihen prapaskenat që kanë çuar në një sjellje të tillë të mbrojtësit të Cityt, ose nëse ai ka ndonjë problem me Ronaldon.

Pak më parë, lojtari tjetër i Portugalisë, Joao Mario, mohoi se ka krisje të marrëdhënieve mes Ronaldos dhe Brunos, duke theksuar se e gjitha ishte një shaka për shkak të vonesës së Brunos për të ardhur në kampin portugez.

CATEGORIES
Share This