Reagon edhe Gjermania: Jemi në kontakt me shtetet e NATO-s

Reagon edhe Gjermania: Jemi në kontakt me shtetet e NATO-s

Edhe Gjermania ka reaguar pas raportimeve se raketet ruse goditën një fshat në Poloni, afër kufirit me Ukrainën, duke lënë dy të vrarë.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se shteti i saj është duke monitoruar nga afër situatën, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se janë në kontakte të ngushta me NATO-n dhe shtetet tjera.

“Mendimet e mija janë me Poloninë, aleati jonë i afërt dhe fqinji jonë. Ne po e monitorojmë nga afër situatën, duke qëndruar në kontakt të ngushtë me miqtë tanë polak dhe partnerët e NATO-s”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net

CATEGORIES
Share This