Shqipëria mposhtet nga Italia në miqësoren në “Air Albania”

Shqipëria mposhtet nga Italia në miqësoren në “Air Albania”

Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, e luajtur në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

Skuadra mike, arriti të triumfojë ndaj kuqezinjve me rezultatin 1-3 në favor të tyre. 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës italiane.

Megjithëse kuqezinjtë shënuan të parën në minutën e 16 me Ardian Imajlin, axurrët barazuan shifrat vetëm pas 5 minutash.

Ishte Di Lorenzo ai që realizoi golin e parë për Italinë, teksa në minutën e 26, Grifo përmbysi rezultatin.

Teksa kombëtarja shqiptare po zhvillonte një lojë të mirë, italianët realizuan sërish me anë të Grifo në minutën e 64, duke vulosur fitoren.

Shqipëria dhe Italia u përballen për të katërtën herë që prej 2014-ës me njëra-tjetrën.

Tre përballjet e mëparshme, mes tyre dy për kualifikueset e botërorit janë fituar nga axurrët.

CATEGORIES
Share This