Qëlloi gruan e më pas vrau veten, ky është shqiptari që humbi jetën në Itali (Emri)
Është identifikuar shqiptari në Itali që vrau veten, pasi qëlloi gruan në moshën 18-vjeçare.
Bëhet fjalë për Oltjon Sallakun, 21 vjeç i cili qëlloi me armë zjarri gruan e tij të identifikuar si Lamia Elmari, 18-vjeç me origjinë marokene.
Kjo e fundit sipas mediave italiane mori një plumb në gjoks dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Sallaku qëlloi veten me plumb në kokë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një sherri mes çiftit.
Në momentin e të shtënave, vajza e vogël 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen.