‘Më ofruan 350 milionë euro’, Ronaldo tregon pse refuzoi ofertën nga Arabia Saudite

Cristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë marramëndëse prej 350 milionë eurosh për të luajtur në Arabinë Saudite.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti portugez, në një intervistë të dhënë për “Talk TV”, por por pa zbuluar emrin e skuadrës, shkruan Daily Mail.

Ndër të tjera, Ronaldo bëri të ditur se ka pasur oferta nga Napoli dhe Sportingu i Lisbonës, por shtoi se ishte i motivuar në klubin anglez.

“Po, kam refuzuar një kontratë 2-vjeçare prej 350 milionë eurosh nga një ekip nga Arabia Saudite. Mediat më parë shkruanin se i jam ofruar Napolit dhe Sportingut të Lisbonës, po është e vërtetë. Por, në atë periudhë kam qenë i motivuar me Manchester United”, theksoi 37-vjeçari.

Ronaldo dhe Manchester United janë në krisje totale, pas intervistës së lançuar me gazetarin anglez Piers Morgan ku tregoi se ndihej i tradhtuar nga “Djajtë e Kuq”.

CATEGORIES
Share This