Turiqa ndermerr operacion të madh ushtark në Siri, mbi 20 sulme gjatë natës me mbi 12 të vrarë

Turiqa ndermerr operacion të madh ushtark në Siri, mbi 20 sulme gjatë natës me mbi 12 të vrarë

Të paktën 12 ushtarë të qeverisë dhe luftëtarë kurdë në Kobani u vranë pas operacionit ushtarak turk që filloi në mesnatë.

Duke folur për një operacion shumë të mirëplanifikuar, në Qendrën Operative të Forcave Ajrore ishte i  pranishëm edhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, i shoqëruar nga komanda e forcave të armatosura.

Madje ministri turk i Mbrojtjes dha urdhër për fillimin e operacionit.

Ministria turke njoftoi se operacioni u krye në bazë të të drejtave të vetëmbrojtjes që rrjedhin nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim eliminimin e sulmeve terroriste nga Iraku verior dhe Siria. Qëllimi, thotë Ankaraja, është sigurimi i kufijve dhe eliminimi i terrorizmit në burimin e tij.

“Ju keni përfunduar me sukses operacionin. Ne jemi krenarë për këtë”, u tha Akar pilotëve në radio pasi bombardimet përfunduan dhe aeroplanët u kthyen në bazat e tyre.

CATEGORIES
Share This