Goli i dytë kundër Argjentinës “Çmend” komentatorin nga Arabia Saudite: “Allah, Allah, Allah, Allah”,
Kombëtarja e Arabisë Saudite krijoi sot një surprize të pabesueshme në Botërorin e Katarit, teksa përmbysi Argjentinë 2-1, gjë të cilën nuk e priste askush.
Në qendër të vëmendjes ishte Al Daësari me super golin e tij, që i la të gjitha pa fjalë.
Por sesi është përjetuar ky moment te sauditët, këtë e tregon më së miri reagimi i komentatori nga ky vend.
Emocionet nuk do të përmbaheshin dot:
“Allah, Allah, Allah”, thirri mes entuziazmit komentatori nga Arabia Saudite që shihte festën e lojtarëve të Kombëtares së tij.