FFK-ja dridh Serbinë, mediat serbe të shqetësuara për fatin e kombëtarës së tyre, alarmojnë për dënimin që e pret federatën atje pas gjestit kundër Kosovës

FFK-ja dridh Serbinë, mediat serbe të shqetësuara për fatin e kombëtarës së tyre, alarmojnë për dënimin që e pret federatën atje pas gjestit kundër Kosovës

Mediat serbe kanë nisur të dridhen pas njoftimeve të fundit nga FIFA se Serbia do të dënohet për shkak të sjelljes nacionaliste në ndeshjen ndaj Brazilit ku ata shfaqen një hartë të Kosovës me flamurin e Serbisë dhe mbishkrim “S’ka dorëzim”.

Nova.rs, Danas dhe N1 si mediat më të pavarura serbe, po raportojnë gjerësisht për mundësinë e dënimit të Serbisë pas aktit të papranueshëm në Katar.

“Në ndeshjen e parë, “Shqiponjat” u mposhtën nga Brazili me rezultat 2:0 dhe një flamur në zhveshtoren e Serbisë tërhoqi shumë vëmendje. Gjegjësisht, një fotografi nga dhoma e zhveshjes serbe është shfaqur në rrjetet sociale pikërisht para duelit me Brazilin. Në dhomën e zhveshjes është varur një flamur ku shihet Kosova me flamurin e Serbisë me mesazhin “S’ka dorëzim”. Së shpejti kjo foto është publikuar dhe në disa media nga Kosova, përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës, të cilët kanë kërkuar një reagim nga FIFA, gjë që ka ndodhur.

FIFA ka nisur procedurat kundër kombëtares së Serbisë”, shkruan Nova.rs, transmeton Gazeta Sport.

CATEGORIES
Share This