Pasi mundën Belgjikën, marokenët bëjnë festë të çmendur, “i vënë flakën” Brukselit (Video)

Pasi mundën Belgjikën, marokenët bëjnë festë të çmendur, “i vënë flakën” Brukselit (Video)

Maroku mposhti 2-0 Belgjikën në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar dhe tifozët e tij festuan duke djegur dhe shkatërruar… Brukselin.

Marokenët janë të shumtë në Belgjikë dhe pas ndeshjes, dolën në rrugët e kryeqytetit belg për të festuar. Por, situata doli jashtë kontrollit, me tifozët që dogjën makina dhe shkatërruan dyqane.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që situata të qetësohej.

CATEGORIES
Share This