Skandal në Turqi, tifozi godet portierin me flamurin e këndit (Video)

Skandal në Turqi, tifozi godet portierin me flamurin e këndit (Video)

Një episod i turpshëm ka ndodhur në futbollin turk. Gjatë derbit të Izmirit në kategorinë e dytë, mes Goztepe dhe Altay, në minutën e 19 loja u ndërpre nga lëshimi i disa fishekzjarreve nga sektori i tifozëve miq drejt tifozëve vendas.

Nisi një përleshje në tribuna, që detyruan ambulancat të ndërhynin për të ndihmuar tifozët e plagosur.

Por, në të njëjtën kohë, një tifoz i Goztepes hyn në fushë, shkul një nga flamujt e këndit dhe godet nga pas dy herë portierin e Altay, Ozan Ozenç, duke ia thyer flamurin në kurriz.

” alt=”” aria-hidden=”true” /> ” alt=”” aria-hidden=”true” /> ” alt=”” aria-hidden=”true” />

CATEGORIES
Share This