Rita Ora veshur kuq e zi e uron 28 Nëntorin me fjalë shqip

Sot për shqiptarët kudo në botë është një ditë e veçantë. Kjo për shkak të festës së 28 Nëntorit kur edhe po festohet 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe urime të shumta kanë ardhur nga figura të njohura.

Një urim për këtë ditë të madhe për shqiptarët ka ardhur edhe nga ylli i muzikës nga Kosova me renome ndërkombëtare, Rita Ora.

Artistja ka postuar një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti teksa shihet e veshur kuq dhe zi në skenë.

“Urime dita e flamurit Shqipëri”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazhit.

CATEGORIES
Share This