Shaqiri kthehet në stërvitje te Zvicra për duelin vendimtar, pritet të jetë gati kundra Serbisë
Kombëtarja e Zvicrës është rikthyer në terrenin stërvitor të martën në mëngjes dhe po përgatitet për ndeshjen vendimtare në grup të premten kundër Serbisë të paktën pjesë e ekipit, raporton Blick.ch.
Lojtarët që luajtën kundër Brazilit patën një shans të rigjenerohen sot. Nga ana tjetër pjesa tjetër e reprezentuesve u mblodhën në Doha për stërvitjen e parë në mëngjes.
Janë thirrur edhe dy forcat sulmuese Noah Okafor dhe Xherdan Shaqiri. Dyshja nuk luajti kundër Brazilit.
Pas një ngrohjeje me ekipin, të dy kaluan në stërvitje individuale.