Maroku bën befasinë – kualifikohet tutje si e para e grupit

Maroku bën befasinë – kualifikohet tutje si e para e grupit

Maroku e ka bërë befasinë në këtë Kampionat Botëror, duke u kualifikuar si e para e grupit E, pasi e mposhti Kanadanë me rezultat 1-2.

Anipse në të njëjtin grup gjendeshin edhe dy prej emrave më të spikatur në futbollin e kombëtareve, kjo nuk u pengoi marokienëve që të triumfojnë mbi to.

Sa i përket ndeshjes së fundit, Ziyech me shokë triumfuan lehtas, ndonëse përballë e kishin një Kanadë të papërshtatshme në fazën e sulmit.

Golat për Marokun u shënuan nga Ziyech dhe Al-Nesiri, teksa rezultati u ngushtua nga Aguerd që shënoi autogol.

Si përfundim, Maroku u rendit i pari me shtatë pikë, dy më shumë se Kroacia dhe tri më shumë se Belgjika që del jashtë garës./Lajmi.net

CATEGORIES
Share This