Sheiku nga Dubai do investoj 2.5 miliard dollarë, “Durrësi do bëhet si Monako”!

Sheiku nga Dubai do investoj 2.5 miliard dollarë, “Durrësi do bëhet si Monako”!

“Bota ka nevojë për një Monako të dytë dhe unë do ta ndërtoj atë në Durrrës”.

Ky është premtimi i Muhamed Alabbar për projektin që do të ndërtojë në portin e qytetit bregdetar.

Në një intervistë të dhënë për revistën “ArabianBussines”, ndërtuesi i kullës më të lartë në botë dhe dhjetra projekteve të tjera, thotë se kur të përfundojë “Durrës Yacht Marina”, njerëzit do të shohin portin më të madh të jahteve në mesdhe dhe një transformim që nuk është parë kurrë më parë.

Projekti i votuar tashmë në parlamentin shqiptar, llogaritet të kushtojë 2.5 miliardë dollarë, dhe drejtuesi i kompanisë Eagle Hills, thotë se ka pak vende në botë si Durrësi, ku mund të realizohet një ëndërr si kjo.

Për Alabbar, që ka 30 vite përvojë në fushën e ndërtimeve, vlera e pronës do të rritet shumë shpejt.

“Kush do të blejë i pari, minimumi do ta shesë dyfish apartamentin ose biznesin e tij. Në Downtown Dubai dhe në Serbi vlera e pronës u trefishua, në Egjipt pamë katërfishin e vlerës së dorëzuar për blerësit”, e mbyll Alabar.

CATEGORIES
Share This