Shkrimtari serb thotë se Serbia s’ka ku shkon, do ta njohë një ditë Kosovën

Shkrimtari serb thotë se Serbia s’ka ku shkon, do ta njohë një ditë Kosovën

Shkrimtari serb Dejan Atanackoviç në një intervistë për Euronews Albania tha se nuk do të jetë e largët dita kur Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Atanackoviç u shpreh se kjo gjë tashmë ka ndodhur dhe marrëveshja nënshkruar në 2013 e thotë qartë, por shton se e vetmja gjë që mund të ndodhë tani është njohja e pavarësisë.

Sipas shkrimtari serb, njohja e pavarësisë është në një farë mënyre e domosdoshme dhe këtu ‘Serbia nuk ka ku të shkojë’.

“Çështja e Kosovës ka disa qëllime në radhët e qeverisë serbe; një për të shpërqendruar popullsinë nga problemet e vendit, por në përgjithësi mendoj se njohja e pavarësisë është në një farë mënyre e domosdoshme dhe këtu Serbia nuk ka ku të shkojë. Sinjalet nga Brukseli janë të qarta dhe ajo që na duhet është mbështetja kundër krimit të organizuar, liria e shtypit, këtu duhet të fokusohet shteti serb”, tha shkrimtari serb.

CATEGORIES
Share This