Osmani dhe Kurti i gëzohen fitores së Zvicrës

Osmani dhe Kurti i gëzohen fitores së Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, i janë gëzuar triumfit të Zvicrës ndaj Serbisë, në futboll.

“Bravo shqipe” ka shkruar Osmani në facebook.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka shkruar: “Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”.

Zvicra mposhti Serbinë me rezultat 2:3, teksa golashenues ishte edhe Xherdan Shaqiri.

Kësisoji, Zvicra ka kaluar tutje në 1/8 e finales së Botërorit që po zhvillohet në Katar.

CATEGORIES
Share This