Kjo është vajza shqiptare që tërboi tifozët serb me shqiponjën: “U ndjen të provokuar dhe e thirrën sigurimin”

Kjo është vajza shqiptare që tërboi tifozët serb me shqiponjën: “U ndjen të provokuar dhe e thirrën sigurimin”

Një ndeshje vërtet emocionuese ka qenë ajo e së premtes mbrëma e Zvicrës kundër Serbisë në Kampionatin Botëror 2022. Ndeshja e cila përfundoi në rezultat 3-2 në favor të helvetikëve, sigurisht që pati doza të mëdha patriotizmi edhe për popullin shqiptar, pasi dy nga lojtarët e ndeshjes janë shqiptarë të Kosovës.

https://twitter.com/FlertBFA/status/1598792325945237505?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1598792325945237505%7Ctwgr%5E10ca2c14fc0a0f4cd23c69e7d1c53fc15842bc85%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fd-26466782453810285000.ampproject.net%2F2211182146000%2Fframe.html

Por larg vëmendjes nuk mbeti as një tifoze shqiptare, e cila ishte prezente në stadiumin ku po zhvillohej ndeshja, e cila u xhirua duke u larguar me simbolin e shqiponjë dykrenare.

Mësohet se identiteti i vajzës në fjalë është Anila Mahalla, e cila nuk ka mundur ta mbajë përbrenda ndjenjën e patriotizmit, por e ka shprehur atë përkundër faktit që thirrjet e tilla me raste të caktuara janë ‘të dënueshme’ nga FIFA.

Anila Mahalla përmes një sqarimi në rrjetin social Instagram, ka sqaruar se çfarë në të vërtet ndodhi në tribunat e ndeshjes Zvicër – Serbi.

“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, unë po shkoja të flisja me ta se pse po shfaqja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën atë shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin ‘të çmendur’ dhe të zemëruar dhe ofendues, unë isha në mesin e tyre, kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu.

Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar vendin”, ka shkruar ajo në postimin sqarues në Instagram.

CATEGORIES
Share This